Rreth Nesh

Ne jemi një kompani finlandeze e platformave softuerike. Ne ofrojmë për agjentët e pasurive të paluajtshme dhe kompanitë e ndërtimit një platformë softuerike të projektuar posaçërisht për të mbështetur punën e tyre të përditshme.

Agjensi e Pasurive të Paluajtshme që prej vitit 1989

Historia jonë fillon në Helsinki në vitin 1989 kur themeluesi i Maija Jari Gardziella hapi agjencinë e tij të parë të pasurive të paluajtshme. Recesioni filloi në Finlandë në vitin 1990, që ishte një goditje e rëndë për një kompani që sapo kishte filluar. Telefonat fiks, në atë kohë mjeti më i rëndësishëm për një agjent imobiliar, ndonjëherë ishin jashtë përdorimit. Me profesionalizëm, punë të palodhur dhe "sisu" të famshëm finlandez, ne i mbijetuam edhe recesionit, kompania filloi të rritet dhe gradualisht morëm pjesën tonë në tregjet e brokerimit vendas dhe më vonë edhe ato të huaja.

Një platfomë e krijuar nga eksperienca e një agjensie ndërmejtësimi të pronave të patundshme.

Për të qënë konkurues ne duhet të jemi në gjendje të mendojmë se si do ta bënim punën tonë më mirë se konkurrentët tanë. Suksesi në punë është vazhdimisht fokusii një shitësi. Kur kompjuterët u bënë një mjet pune edhe në brokerimin e pronave, ne filluam të mendonim se si do të na ndihmonin më mirë në punën tonë të përditshme: cilat etapa të punes mund të automatizohen, cilat të dhëna do të ishin të dobishme; ku dhe si të tregtohet etj. Platforma jonë Maija është rezultat i kësaj pune mbi 30 vjeçare. Ne kemi përdorur Maija në operacionet e brokerimit për shumë vite tashmë, dhe në vitin 2023 na erdhi ideja për t'ia mundësuar ketë platformë agjentëve të tjerë dhe kompanive të ndërtimit. Dhe kështu lindi Maija International Software Oy Ltd. Maija është krijuar për të gjithë agjentët e pasurive të paluajtshme dhe kompanitë e ndërtimit për të nxitur shitjet, promovmin e pronave në tregun ndërkombëtar dhe për të krijuar një mundësi me shumë për sukses tek cilido që do të tregtojë një apo disa prona.

Misioni Ynë

Misioni i Maija është të ndihmojë këdo të kenë sukses dhe ta bëjnë punën e tyre më efikase.

Përmirësime të vazhdueshme

As bota dhe as Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe Maija nuk bën përjashtim nga rregulli. Zhvillimi i vazhdueshëm i sistemit dhe përditësimi i tij i vazhdueshëm siguron që çdo përdorues të ketë një avantazh të shtuar në tregun e banesave dhe strehimit. Qëllimi është të punohet me të gjithë përdoruesit për ta bërë Maija platformën më të mirë të ndërmjetësimit në treg. Çdo përdorues mund të kontribuojë lehtësisht dhe lirisht në zhvillimin e mëtejshëm të Maija.

Habita

Zyra e ndërmjetësimit tëi pasurive të paluajtshme Habita, e themeluar nga Jari Gardziella, është një nga zinxhirët e zyrane më të mëdha të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme në Finlandë. Agjentët dhe sipërmarrësit e pasurive të paluajtshme të Habita kanë përdorur Maija për shumë vite. Maija dhe Habita bashkpunojnë vazhdimisht, duke përmirësuar shërbimin në Habita dhe sistemin e perdorur Maija.

Vizioni Ynë

Vizioni i platformës Maija është të ndihmojë ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme me një platforme të një cilësie të lartë ne rang dhe standart mbarëbotëror.

Fillo sot me Maija

Administroni biznesin tuaj në me Maija - platformë për agjentët e pasurive të paluajtshme dhe zhvilluesit e pronave apo kompanitë ndërtuese.

Përse të zgjidhni Maija?

Maija është ndërtuar nga agjentë të pasurive të paluajtshme që kanë përvojë disa dekada në punën e brokerimit. Çdo veçori dhe opsion në Maija është krijuar për të mbështetur punën tuaj të përditshme të ndërmjetësimit dhe për t'ju ndihmuar të keni sukses. Maija punon si në telefona celularë ashtu edhe në laptopë. Pra, ju mund të bëni një tregti të pasurive të paluajtshme kudo që të jeni pa asnjë kufizim dhe me lehtësinë më të madhe.

Për një tarifë mujore, ju keni akses dhe do tëshfaqeni në më shumë se 120 portale ndërkombëtare dhe lokale të listimit të pronave. Ju merrni referime nga portalet e listimit të pasurive të paluajtshme drejtpërdrejt në emailin tuaj.

Një nga karakteristikat kryesore është bashkëpunimi me agjentë, zhvillues dhe kompani të tjera që përdorin Maijan. Ju mund t'ua shisni çdo pronë në Maija klientëve tuaj dhe ta ndani komisionin në gjysmë me ndërmjetësin e pronës. Përveç bashkëpunimit në shitje, ju keni një qendër të brendshme komunikimi ku mund të kërkoni ndihmë, të tregtoni pronat tuaja ose të diskutoni tema të rëndësishme pë ju.

Më shumë se 120.000 marrëveshje të finalizuara në Maija.

Portalet e pronave të patundshme të disponueshme në Maija

  • Oikotie
  • Imovirtual
  • Prian.ru
  • Realting
  • Properstar
  • Etuovi.com
  • Rightmove
  • Habita
  • Indiomo
  • Immowelt
  • Kleinanzeigen
  • Kyero
  • JamesEdition
  • Imovina

Ne përdorim cookis për një shërbim më të mirë

Ne përdorim cookie dhe teknologji të tjera për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë dhe për t'ju shfaqur përmbajtje të personalizuar. Mos ngurroni të ndryshoni pëlqimin/lejen tuaj në çdo kohë.

Terms of use dhe privacy policy

Zgjidh gjuhën tënde